Një digë ka shpërthyer duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme në lumin Guajataka në ishullin e Porto Rikos pasi u godit nga uragani Maria.

Autoritetet kanë lajmëruar se Shërbimi Kombëtar i Motit ka arritur në zonë po evakuon njerëzit me shpejtësi. “Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën. Mos u përpiqni të udhëtoni nëse nuk do largoheni nga zona ose prisni që të merrni një urdhër evakuimi,” – thuhej në njoftimin e zyrtarëve.

Dihet se të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën në ShBA pasi uragani shkatërroi shtëpitë e tyre duke bërë që energjia elektrike të shkëputej në ishull. Guvernatori i Porto Rikos e ka qujatur këtë stuhinë më të keqe në shekull. Punëtorët e digës lajmëruan se shpërtheu në 14:10, sipas orës lokale.