Numri i të vdekurve nga uragani Otis, që goditi qytetin bregdetar Acapulco në jug të Meksikës, është rritur në 48, njoftuan autoritetet.

Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit Guerrero, tha se 36 persona janë ende të zhdukur. Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, theksoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim, duke shtuar se ka në plan të vizitojë rajonin.

Duke shprehur angazhimin për rindërtimin e qytetit të goditur nga uragani Acapulco, ai tha se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Më 26 tetor, uragani Otis mori jetën e 39 njerëzve në Meksikë dhe dëmtoi mijëra shtëpi duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Qeveria e Meksikës kishte dislokuar rreth 17 mijë ushtarë dhe oficerë policie për t’iu përgjigjur incidenteve dhe plaçkitjeve pas uraganit Otis.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPARALAJMËRIMET PËR TENSIONE SOT NË KUVEND, MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS. ZBARDHET POROSIA E RAMËS PËR DEPUTETËT
Artikulli tjetërINSTAT: GATI 2.5 MILIONË PASAGJERË KALUAN PËRMES RINASIT, NË TREMUJORIN E TRETË TË KËTIJ VITI