Prej afro 2 muajsh e gjysëm pothuajse e gjithë administrata e drejtorisë rajonale të tatimeve punon me orare të zgjatura. Kjo është shkresa zyrtare e tatimorëve të Shkodrës ku sipas një urdhëri pune grupet e terrenit janë njoftuar që të jenë në gatishmëri nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës.

Aksioni kombëtar kundër informalitetit dhe kontrollet e panumërta në terren kanë bërë që orari i punës të stërzgjatet për punonjësit. Zgjatja e orareve ka ardhur si shkak i mungesës së kapaciteteve në administratën e drejtorisë rajonale të tatimeve, duke mos patur zgjidhje tjetër është menduar që për grupet e e kontrolleve kryesisht por edhe pjesës tjetër të shtohet orari. Natyrisht që urdhrat duhen zbatuar nga çdo administratë por ajo që mbetet problem në rastin e punonjësve të drejtorisë rajonale të tatimeve është moszbatimi i kodit të punës. Sipas këtij kodi çdo orë shtesë e po ashtu ditët e pushimit apo edhe puna gjatë fundjavës duhet paguar ekstra përveç pagës mujore. Një gjë e tillë nuk ndodh prej dy muajsh e gjysëm me tatimorët. Sipas këtij urdhri pune grupet e terrenit janë detyruar që të punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës, pra 12 orë me radhë. Në të njëjtën kohë shumë prej tyre kanë punuar edhe gjatë fundjavave duke qenë në gatishmëri për kontrollet tek bizneset apo edhe në ditë të ndryshme pushimi. Për të gjitha këto deri tani kjo administratë nuk ka marrë pagesat ekstra që parashikohen duke thyer kodin e punës.

Artikulli paraprakPD SHKODËR, FTON QYTETARËT NË PROTESTËN E 8 DHJETORIT
Artikulli tjetërMIRATOHET BUXHETI PËR 2016-tën, ME 84 VOTA PRO