Urdhrat e mbrojtjes – Policia: 10 persona ne ditë denoncojnë dhunën

Të paktën 10 persona në ditë denoncojnë në organet e rendit dhunën që përjetojnë brenda shtëpisë nga familjarët apo të afërmit. Shifrat bëhen publike nga sektori i dhunës në familje në policinë e shtetit, sipas të cilës nga janari deri në nëntor të këtij viti në të gjithë vendin kanë denoncuar dhunën dhe kanë kërkuar ndihmë 3175 persona Në 90% të rasteve janë femrat ato që kanë kërkuar mbrojtje nga bashkëshortët, ndërsa vetëm 10 % dhunuesit kanë qenë pjesëtarët e tjerë të familjes. Për dhunuesit nuk kanë munguar as masat ekstreme, pasi 700 prej tyre janë arrestuar ndërsa pjesa tjetër ndiqet në gjendje të lirë. Por të dhënat e policisë nxjerrin në pah edhe një tjetër formë dhune, e cila nga viti në vit ka pësuar rritje dhunimi i prindërve ndaj fëmijëve apo e anasjellas e fëmijëve ndaj prindërve. Shifra për dhunën ka dhënë edhe ministria punës dhe Mirëqenies Sociale. Sipas këtij institucioni, 11 persona ne janë evidentuar dhe trajtohen për shkak të dhunës. Ndërsa shoqatat që luftojnë këtë dukuri raportojnë se marrin ne mbrojtje çdo ditë nga dy raste dhune.

Artikulli paraprakSHTATORE PER PILOTIN DONALD HOXHA QE HUMBI JETEN NE KRYE TE DETYRES
Artikulli tjetërPUTIN I JEP PASAPORTEN RUSE AKTORIT HOLLIVUDIAN SEAGAL