Policia e Shtetit përmes një njoftimi të dytë sqaron se nuk do të ketë nesër ndalim të qarkullimit të automjeteve.

“Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.” informoi policia ne nje njoftim të dytë.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.

Gjithashtu do të jenë të hapura të gjitha bizneset.

Ndërkohë me njoftimin e parë që u rrëzua nga i dyti informohej se nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe do te ndalohej lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.