Një pjesë e stafit infermieror në Shkodër është çertifikuar me 6 pikë-kredite nga Urdhri i Infermierit gjatë një konference të mbajtur këtë të enjte.

Presidenti i Urdhrit të Unfermierit në Shkodër tha se këto trajnime i shërbejnë stafit për të plotësuar kuotën e kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Përfaqësues të Urdhërit të Infermierit organizuan në Shkodër një konferencë me pjesëmarrjen e infermierëve të qytetit, në fokus të së cilës ishte përdorimi i etikës në punë. President i Urdhërit të Infermierit në qarkun Shkodër Imir Hoxha tha se ky takim i shërben stafit mjekësor për të mbledhur pikë-kreditet e nevojshme të parashikuara nga Ministria e Shëndetësisë… Sekretarja e përgjithshme e Urdhërit të Infermierit ftoi pjesëmarrësit të japin vlerësimet e tyre në lidhje me temat e diskutimit… Këto takime zhvillohen paralelisht në disa qytete të Shqipërisë, ku synimi kryesor është vlerësimi i infermierëve më pikë-kredite, në mënyrë që brenda 4 viteve të plotësojnë numrin e nevojshëm të tyre.

Artikulli paraprakSHIFRA ALARMANTE, 46 TË PREKUR ME AIDS NË SHKODËR
Artikulli tjetërKËSHILLI,SHKODRA KA SHUMË PROBLEME.EMEGJENTE :PËRMBYTJET,TREGJET DHE NGROHJA NË SHKOLLA