
Ne nje njoftim te shperndare per mediat ,Bashkia Shkoder ben te ditur se të gjithë administratorët e njësive vendore në Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të bashkisë. Dorëheqja vjen pas kërkesës së kryeministrit Rama pak ditë më parë.
Përshëndetje,
Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të Bashkisë.






