Urdhri Putin-it, Forcat Ajrore ruse blindojnë Moskën

Sistemi i mbrojtjes ajrore përreth Moskës është vënë në gatishmëri të lartë të mërkurën (8 shkurt) si pjesë e një stërvitjeje të gjithanshme dhe gatishmërisë luftarake të Forcave Ajrore të Rusisë. Kryeqyteti rus është një nga zonat e përgatitura të vendit në drejtim të mbrojtjes nga ndonjë sulm bërthamor. “Njësitë e forcës ajrore të mbrojtjes përgjegjëse për të mbrojtur Moskën dhe rajonin qendror industrial janë vënë në gatishmëri të lartë luftarake,” tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë. Kontrolli përfshin ripozicionimin e baterive të S-300, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe Pantsir-ve në pozita rezervë. Sistemi i mbrojtjes ajror i Moskës është ndër më të zhvilluarit në Rusi. Kur SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik u kufizuan në vendosjen e sistemeve të raketave anti-balistikë nga traktati ABM-së i nënshkruar në vitin 1970, kryeqyteti rus ishte zgjedhur si i vetmi vend i lejuar për një mburojë të tillë, ndërsa SHBA-të zgjodhën të ruajnë kompleksin e mbrojtjes në Dakotën e Veriut. Stërvitja e mbrojtjes ajrore është stërvitje e papritur e urdhëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin të martën, shkruan “Russi Today”. Stërvitja përfshin 45,000 trupa dhe 1700 pjesë të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë 150 avionë dhe 200 raketa tokë-ajër. Stërvitja e pazakontë do të zgjasë deri të enjten. Zv/ministri rus i mbrojtjes tha se stërvitja e pazakontë ka si qëllim të provojë se sa e aftë është Rusia për zmbrapsur një sulm të mundshëm.