Problematikat e ngritura nga mjekët e urgjencës në QSUT ekzistojnë edhe në Shkodër, dhe ndaj kësaj situate duhet të merren masa urgjente.

Një fakt i tillë është berë me dijë nga shefi i urgjencës në spitalin e Shkodrës Astrit Lahi i cili ka pranuar problematikën që ekziston edhe në urgjencën e Shkodrës.Nga ana tjetër, Lahi ka pranuar se shpesh herë përballë këtyre problemeve që hasin pacientet në urgjencë, e gjithë problematika është spostuar drejt bluzave të bardha të cilët janë pre e dhunës dhe ofendimeve cdo ditë.

Një ditë më parë, Mjekët e urgjencës në QSUT reagon ndaj mos plotësimit të kushteve në punë duke deklaruar edhe doreheqjen, ndërkohe që Ministria e Shendetësisë ka nderhyrë në rikthimin e tyre në punë dhe vijim e punës normalisht me premtimin për zgjidhjen e problematikave.