
Ashtu si Pashkët Katolike edhe Ortodokse do të kremtohen këtë të dielë. Në vigjilje të kësaj dite të shenjtë At Nikolla Petani uroi të gjithë besimtarët Ortodoks. Kjo është një ndër festat më të rëndësishme të besimtarëve ortodoksë.
Këto janë Pashkët e para pa kryepeshkopin Anastas Janullatos i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.
Gjithashtu At Petani uroi edhe besimtarët katolik për festën e Pashkës të cilat këtë vit përkojnë në të njëjtën ditë.
Pashkët ortodokes kremtohen mes ditës së shtune dhe të dielë ku besimtarët I drejtohen kishës Ortodokse për tu lutur, ndezur qirinjë dhe dëgjuar meshën e shenjtë.