Për herë të parë pas shumë akuzave kryesisht nga lëvizjet sindikaliste, drejtorja e spitalit rajonal të Shkodrës ka folur për punën dhe investimet që po bëhen në atë spital.

Drejtorja Dhurata Uruçi deklaroi se në spitalin e Shkodrës punohet shumë ndërkohë që përmendi edhe investimet e qeverisë dhe ndryshimet që janë bërë. Uruçi deklaroi se investime madhore dhe të rëndësishme për spitalin e Shkodrës dhe që do jenë në shërbim të qytetarëve do të bëhen edhe vitin e ardhshëm. Drejtorja Uruçi zgjodhi një mjedis të veçantë, koncertin e korit “Rozafa Ekspresion” për të bërë këtë deklaratë dhe për t’u përgjigjur në një farë mënyre.