Operatori i Sistemit të Shpërndarjes përmes shefit të shitjes dhe arkëtimit për njësinë Shkodër Admir Uruçi deklaroi se aktualisht vëmendja e OSHEE është përqendruar në zonën turistike të Velipojës ndërsa bëri thirrje edhe për bashkëpunim. Po ashtu shefi Uruçi deklaron se asnjë prej bizneseve që një vit më parë kanë patur borxhe dhe fatura të pashlyera nuk kanë mundur që të operojnë ndërsa siguron se pjesa më e madhe e tyre i kanë shlyer këto borxhe.

Pak kohë më parë në Velipojë ishte edhe vetë drejtori i përgjithshëm i OSHEE Adrian Çela i cili kërkoi që operatori i sistemit të shpërndarjes të jetë i rreptë ndaj subjekteve që nuk kanë shlyer faturat e energjisë elektrike.

Artikulli paraprakMARINAJ NIS PUNËN PËR STRUKTURËN E RE TË BASHKISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA KËRKON NJË TJETËR MIQËSORE