Usain Bolt i hiqet një medalje olimpike, shkak shoku i tij

Usain Bolt duhet të dorëzojë një nga nëntë medaljet e arit të fituara në Lojrat Olimpike shkak shoku i tij i skuadrës Nesta Carter ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut. Carter ishte pjesë se skuadrës së Xhamajkës ku dy sportistët fituan medaljen e arit në 100m në Pekin në vitin 2008. 31 vjeçari Carter ishte një nga 454 sportistët që iu nënshtruan testit të dopingut vitin e kaluar nga Komiteti i Lojërave Olimpike. Bolt ka fituar një tripletë spektakolare në Lojërat Olimpike në Rio, verën e shkuar. Ai fitoi medaljen e arit në 100m, 200m dhe 4x100m duke i bashkangjitur medaljeve të arit të fituar në 2008 dhe 2012. Ndërkohë Carter 31 vjeç ka ndihmuar shokun e tij të skuadrës të fitonte Kupën e botës në 2011, 2013 dhe 2015.

Artikulli paraprakQEVERIA MIRATON PLANIN E INTEGRIMIT DHE PROGRAMIN EKONOMIK 2017-19
Artikulli tjetërDONALD LU: SI DO NDIKOJË POLITIKA E TRUMP NË RAPORT ME SHQIPËRINË