
Është përkujtuar ditën e sotme 143 vjetori i lindjes së atdhetarit të shquar Luigj Gurakuqi. Në universitetin e Shkodrës, I cili mban emrin e Luigj Gurakuqit u zhvillua një aktivitet në përkujtim të kontributit të këtij veprimtari I cili dha një kontribut të lavdueshëm në çështjet kombëtare.
Pedagogu I letërsisë Alfred Çapaliku zgjodhi të interpretonte një pjesë të poezisë.Pedagogu Erzen Koperaj trajtoi një temë interesante, atë të kontributit të Luigj Gurakuqit për gjuhën e përbashkët shqipe.
Në kuadër të 143 vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe veprimtarit shqiptar një nga sallat e Ministrisë së Arsimit tashmë është ka marrë emrin e Luigj Gurakuqit.






