Në ditën kur po zhvillohen pranimet e studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi” në degën e departamentit të edukimit fizik dhe sporteve, drejtori i këtij departamenti Xhulio Zefi ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni i pranimit. Kreu i departamentit të sporteve pretendon se rektorati i universitetit të Shkodrës ka shkelur rregulloren pasi ka zgjedhur vetë komisionin duke mos ia lënë këtë të drejtë atij.
Xhulio Zefi pretendon se kjo formë vjen si hakmarrje ndaj tij që vijon prej tre vitesh.
Pavarësisht dorëheqjes nga komisioni i pranimit të studentëve, Xhulio Zefi do të vijojë që të drejtojë departamentin e sporteve deri vitin e kaluar kur do të zhvillohen sërish zgjedhjet në universitetin e Shkodrës.