
Ndërsa komunitetet lokale bashkohen për të festuar kulturën e gjerë pastorale në “Festa e Çobanit 2025”, e cila u zhvillua në Bogë të Malësisë së Madhe, Universiteti i Shkodrës, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, prezantuan projektin më të ri “Ruajtja dhe Promovimi i Trashëgimisë Etnokulturore të Alpeve Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
Në fjalën e tij rektori I Shkodrës Tonin Gjuraj vuri theksin tek domosdoshmëria e këkimit shkencor në terren pranë komuniteteve.
Pedagoget e Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhanë detaje mbi teknikat e aplikimit të këtij projekti ku në qëndër janë vlerat etnografike dhe transformimi I dimensionit të figurës së çobanit duke e kthyer atë në kulturë baritore .
Rita Shkurtaj një nga themelueset e shoqatës “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” shprehet se është mjaft me rëndësi që qasjeve të tilla etnografike dhe të trashëgimisë kulturore ti bashkohet kërkimi shkencor
Në një kohë kur mund të themi se çobani ndodhet ndërmjet ruajtjes dhe humbjes,përfshirja e kërkimit shkencor I jep kësaj nisme vlerat që meriton kultura baritore në alpet Shqiptare dhe trashëgimia e saj në këndvështrimin akademik.