Colette Maze thotë se filloi të luante në piano kur ajo ishte 4 vjeç për të gjetur në muzikë ngrohtësinë që i mungonte.

Sot, në moshën 106 vjeçare, e ulur në apartamentin e saj në Paris, ende luan në piano tingujt e Schumann, Debussy dhe Chopin.

“Është ushqimi im, ushqim për shpirtin dhe për zemrën,” thotë Maze.

Lindur në vitin 1914 në një familje të klasë së mesme ajo u shkollua nga nëna e saj e rreptë ndërsa babai i saj ishte menaxhues në një fabrikë mbeturinash.

Ajo më pas vazhdoi të studionte në Paris Ecole Normale de Musique, para se të fillonte një karrierë të gjatë si shoqëruese në shkollat e muzikës në kryeqytet.

Maze praktikon yogën dhe gjimnastikën e gishtave për të ruajtur shkathtësinë e tyre.

“Por më duhet diçka e prekshme. Ju duhet të shijoni karamele, ndërsa gishtat e mi duhet të ndiejnë çelësat për ta ndjerë këtë,” thotë dhe fillon të luajë edhe një herë.

Maze sapo ka regjistruar albumin e saj të gjashtë, një regjistrim me tre vëllime i veprave nga Debussy, i planifikuar të dalë në prill.

Vitin e kaluar ajo regjistroi pjesë nga Debussy dhe një tjetër kompozitor i njohur francez, Erik Satie.

Djali i saj i vetëm, Fabrice Maze thotë se nëna e tij është një frymëzim për të tjerët, veçanërisht gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

“Nga njëra anë ajo ndihmon moralin. Se, të jesh 106 vjeç mund të jesh në formë të mirë nëse ke pasion dhe kujdesesh për veten tënde, ky është një lajm i mirë,” thotë ai.

“Dhe pastaj sensi i saj i humorit, gëzimi, dashuria e saj për jetën, kjo ju bën të buzëqeshni.”