Ushtarët e NATO-s sterviten pranë kufirit me Rusinë

Rreth 4000 trupa ushtarake nga 11 shtete anëtare të NATO-s kanë nisur prej disa ditësh stërvitjen në rajonin balltik, pranë kufirit me Rusinë. Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s kanë arritur shkallën më të lartë të tyre që prej Luftës së Ftohtë, ndërsa kjo ka bërë që Aleanca e Atlantikut të Veriut të mobilizohet ushtarakisht në kufirin me Rusinë. Në brendësi të territorit lituanez po zhvillohet edhe një ndër stërvitjet më të mëdha të NATO-s, duke iu përshtatur edhe terrenit të thellë malor të shoqëruar me reshje të dendura dëbore, tipike si klima e territorit rus.