Ushtari shpëton shokët, por makina bombë i shpërthen pranë

Një ushtar irakian shpëtoi jetën e shokëve të tij, por nuk dihet nëse ka shpëtuar veten. Videoja është filmuar me dron nga ISIS në Irak, ndërsa ushtari i ndërpret rrugën me blindën e tij një kamikazi që vinte me një automjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Humveee në Mosul. Nga pamjet tronditëse shihet qartësisht momenti i shpërthimit të mjetit. Ushtria irakiane është përfshirë në një betejë të madhe për të rimarrë qytetin historik dhe një nga më të rëndësishmit në vend, Mosulin. Nuk dihet ende nëse ushtari irakian ka shpëtuar, por shumë vlerësuan gjestin e tij duke e konsideruar si “sakrificën përfundimtare. Ushtari heroi i shpëtoi shokët nga një sulm vetëvrasës me bombë.

Artikulli paraprakTHYEN BANESA E VODHËN 20 000 EURO SENDE ME VLERË, PRANGA ÇIFTIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërGJOBËVËNIE ME MESAZH NË SHISHE: NA JEP LEKËT, PËRNDRYSHE …