Në përgatitje të Defender 21 nuk ka vetëm stërvitje mes trupave shqiptare e atyre amerikane, por edhe momente emocionuese. E tillë ka qenë stërvitja dje për ushtarin shqiptar Ardit Sema, efektiv i batalionit të dytë të këmbësorisë, që festoi 30-vjetorin në parkun kombëtar të Bizës,

ndërsa u surprizua nga kolegët që e uruan duke i çuar atij edhe një tortë. Ministri i Mbrojtjes ka shpërndarë një video nga momenti, ku duket efektivi teksa përlotet nga emocionet.

“Edhe 100 vite të lumtura për Arditin që sot i mbushi të 30-tat në Bizë, në përgatitje të Defender 21, bashkë me kolegët e tij nga batalioni i II i këmbësorisë”, shkruan Peleshi.

https://www.facebook.com/nikopeleshi/posts/3869549189761086?__cft__[0]=AZW6hctHOxnpW4UugCUluSK6DmrpTYYq0OfGbU5XFe9bePLd7HHMr9rG7UluGk8OYor37EBuS5YEXpvFJLZI_lVcd_wTx_N0VTRRwgvKgAG4vRzZ39U2Hr0rtbQ0puu7uMJv5gibdYNqZrAhs_QXXtQyvSs-SovdUPMxagtPzCJteg&__tn__=%2CO%2CP-R