Ushtria izraelite ka urdhëruar 1.1 milionë banorë të Gazës që të lëvizin në jug brenda 24 orëve. Në deklaratën e tyre ushtria izraelite paralajmëron se do të godasë ndjeshëm veriun.

“Është për sigurinë tuaj”, u shpjegua, duke folur me popullsinë prej mbi 1.1 milionë palestinezësh, të cilët do të duhet të largohen nga zona dhe të strehohen në jug brenda 24 orëve.

Ushtria “do të godasë ndjeshëm zonën e qytetit të Gazës në ditët në vijim”. Ushtria izraelite paralajmëroi të mos i afrohej zonës së gardhit kufitar.

OKB ka lëshuar një apel të fuqishëm që të anulohet ky urdhër për të shmangur atë që tashmë është tragjedi në katastrofë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakIMPORTET E KARBURANTEVE RRITEN ME 8-MUJOR, POR NUK TEJKALOJNË 2021, ULEN CIGARET, RRITEN KAFEJA DHE BIRRA
Artikulli tjetërJA PAMJET E AKSIDENTIT TË RËNDË NË DUKAGJIN NGA RËNIA NË HUMNERË E ESKAVATORISTIT DHE RRËFIMET E BANORËVE