lajmi i fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– K. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

– A. U., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bajzë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKUMBARO: 973 STACIONE PUBLIKE PLAZHI PËR SEZONIN VEROR 2025
Artikulli tjetërMOS JENI SHUMË IMPULSIVË NË VENDIMET QË MERRNI…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT