Një shtetas me iniciale E.M 32 vjeç, është arrestuar në flagrancë në qytetin e Lushnjes.

Mësohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Sipas informacioneve paraprake janë sekuestruar 3 laptopë, 24 bileta, 6 bileta me siglën ‘Top Game Racing’ dhe 2 printera.

32 vjecarit i ngarkohet akuza “Organizim i llotove të palejuara” në lokalin që menaxhonte.