Aventura e një vajze me të dashurin e saj për t’i marrë të atit, biznesmen i njohur në fushën e imobilerisë, një shumë të madhe parash ka përfunduar keq, me arrestimin e të dyve dhe shokut të tyre. N.Ç dhe O.H të dashuruar kishin dy tre ditë që mendonin të grabisnin një shumë lekësh të atit, një biznesmen i njohur në fushën e imobilerisë. Vendosën të stimulonin rrëmbimin e saj. Pasi bëjnë planin  18 vjeçari O.H kërkon ndihmën e shokut të tij K.Gj 19 vjeç.

Në orën 12:00 të 21 gushtit një telefonatë në numrin e celularit të 60 vjeçarit L.Ç vjen një thirrje. Një person i paidentifikuar I thotë se kishte në dorë vajzën e tij të vogël , shtetasen N. Ç dhe për lirimin e saj kërkonte shumën prej 400 mijë eurosh. Gjatë kësaj kohe vajza qëndronte në hotel. Menjëherë 60 vjeçari bën denoncimin në polici se vajza e tij nuk ndodhej në shtëpi dhe për telefonatën e rrëmbimit. Ndërsa mamaja ishte në polici dhe po merrej në pyetje si person që mund të ndihmonte në zbardhjen e historisë, një telefonatë nga vajza e njofton se gjoja ishte lënë e lirë dhe se ishet kthyer në shtëpi. Më pas policia shoqëroi vajzën dhe të dashurin e saj të cilët kanë zbuluar se të gjithën e kishin organizuar për të marrë një shumë parash nga 60 vjeçari biznesmen. Pas historisë së motrave Kajtazi, Shqipëria goditet sërish nga një tjetër ngjarje po e inskenuar nga vajzat e familjes, me qëllim për të shkatërruar familjet e tyre e duke mos I bërë dëm askujt tjetër. Kjo është më të vërtetë një këmbanë alarmi për rininë e sotme shqiptare e cila nga ditë në ditë po shpalos veprime nga më të pa pranueshmet.

Artikulli paraprak“SPARTITI PER SCUTARI”, ORKESTRA QË LUAN MUZIKË SHKODRANE
Artikulli tjetërVLLAZNIA GJEN NJË SULMUES, FIRMOS MOHAMAD KDOUH