Spektatori ishte mësuar të qeshte prej saj, por Drande Xhaj të bën edhe qash.

Me monodramën “Vajza me kukull” aktorja shkodrane theu çdo paragjykim se humoristët duhet të luajnë vetëm komedi. Edhe pse nuk është hera e parë që e shohim në role dramatike, më këtë pjesë të shkruar nga Fadil Kraja, ajo vendosi një gur të çmuar në mozaikun e saj të madh të roleve të luajtura gjatë 40 viteve karrierë në skenë.

“Vajza me kukull” është zëri i fortë që na thërret të gjithve të ndërgjegjësohemi, pasi ngjarjet që i ndodhin personazhit janë në Shqipërinë e ditëve të sotme, më aktuale se kurrë. Në premierë, në sallën e teatrit “Migjeni” ishte ulur dhe po shijonte qetësisht atë që kishte krijuar vetë edhe dramaturgu shkodran me vlera kombëtare.

Fadil Kraja tha pas shfaqjes se edhe pse në prehrin e nënave rriten kombe, këtë madhështi në e keqpërdorim. Pas çdo shfaqeje suksesi ndahet në tri pjesë, për autorin, për aktorët dhe padiskutim për regjisorin që në këtë monodrame mban emrin Agron Dizdari. Intërvistën e saj e morëm në fund, pasi emocionet dhe urimet e spektatorëve nuk na lanë tjetër zgjedhje. Kjo pjesë është mbështetur nga disa biznese private dhe ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” me datat 20 dhe 21 prill në orën 19:00.