Nëna e vajzës 13-vjeçare, e cila u përdhunua nga një 49-vjeçar në Berat ka rrëfyer për detajet e dhimbshme kur vajza e saj i erdhi në shtëpi. Sipas Rajmonda Gurit, Aliosha Emini 49 vjeç pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B. Guri ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjeçare A. G.

Ajo shprehet më tej se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49- vjeçarit të arrestuar ditën e sotme.

Dyshohet se Aliosha Emini ka probleme mendore. “Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste.

Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”, është shprehur nëna e 13-vjeçares.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET E PËRMBYTJEVE NË “KUVEND”
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 48 MIJË METRA KATROR TOKË NË DHERMI