Vajza shqiptare tenton vetëvrasjen majë shtyllës së tensionit të lartë

 

Një vajzë shqiptare ka kërcënuar se do të vetëvritet me linjat e energjisë elektrike pas një konflikti në familje. Ajo hipi në një shtyllë të tensionit të lartë në zonën Bellocchi në qytetin italian Fano, rreth orës 13:30 dhe tentoi të prekte me duar telat përcjellës së energjisë elektrike. Fatmirësisht, nuk ndodhi asgjë, raportojnë mediat lokale.