Ekipi i femrave të Vllaznisë humb ndeshjen e parë përballë Juventusit në Shkodër në shifrat 0-2, sfidë e vlefshme për play-off të Women Champions League.

Vajzat bardhezi treguan se ishin superiore gjatë gjithë kohës, madje mund të kishin shënuar edhe gola të tjera. Kampionet e Italisë kaluan në avantazh në minutën e 12-të me anë të Girellit. Pastaj mikeshat luajnë edhe më lirshëm.

Në fundin e pjesës së parë vjen edhe goli i dytë. Hurtig shënon golin e dytë për Juventusin, që duket më shumë si autogol i Lufos. Vajzat shkodrane u munduan të futen në lojë me një gol, por e kishin të pamundur.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Torino, por Juventus tashmë duket me një këmbë në grupet e Champions. Ndonëse një emër i madh i futbollit, ekipi i femrave do të shkojë për herë të parë në grupe.

Artikulli paraprakGJERMANIA HAP AMBASADËN NË KABUL? MINISTRI I JASHTËM, HEIKO MAAS: NËSE DO TË ISHTE E MUNDUR POLITIKISHT DHE SIGURIA E LEJON…
Artikulli tjetërSHKENCËTARËT: HELMI I GJARPRIT BRAZILIAN, HAPI I PARË POTENCIAL DREJT SHËRIMIT NGA COVID-19