Tre ndeshje, 3 fitore për kombëtaren shqiptare të femrave U-16 në kompeticionin Uefa Development.

Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola triumfoi në përballjen me Malin e Zi ditën e sotme me rezultatin bindës 5-2, një ndeshje që u zhvillua në impiantin “Air Albania Stadium”.

Ishin vajzat kuqezi që zhbllokuan shifrat në minutën e 28″ me anë të Qoses ndërkohë që vetëm dy minuta më vonë shënoi Toskovic.

Por kjo nuk i ka trembur vajzat e kombëtares të cilat shënuan sërish në minutat 34″ me Coka dhe vetëm një minutë nga fundi i pjesës së parë me anë të Tanushit.

Pjesa e dytë nisi me vrull të skuadrës së Malit të Zi që tentuan disa herë drejtë portës por pa patur konkretizim.

Në minutën e 70″ Habili shënoi dhe golin e 4 për përfaqësuesen e Shqipërisë duke siguruar një hap drejt fitores së tretë rradhazi.

Mali i Zi arriti të reagojë sërish me anë të Toskovic në minutën e 77″, duke ngushtuar rezultatin. Në të 89″ Puca shënoi golin e knockoutit duke i dhuruar Shqipërisë vendin e parë në renditjen e Uefa Development Tournament.
Pikët e grumbulluara:

Shqipëria 9
Lituania 5
Mali i Zi 3
Gjeorgjia 1

Ky turne i sjellë për herë të parë në Shqipëri nga FSHF në bashkëpunim me qeverinë evropiane të futbollit ka kapur interesin e mijëra tifozëve të rinj të cilët i kanë ndjekur ndeshjet me shumë interes në staiumet “Elbasan Arena” dhe “Air Albania”.

Artikulli paraprakARRESTOHET 37-VJEÇARI, KALONTE EMIGRANTËT PA KONTROLL NË DOGANË KUNDREJT LEKËVE
Artikulli tjetërGARA PËR DREJTUESIN E BKH, KËTË JAVË KANDIDATËT PARA MAKINËS SË TË VËRTETËS