Historitë e vajzave shkodrane që shkojnë në Serbi për t’u parë me djemtë serb e për t’u martuar më pas vijojnë të jenë prezente.

Edhe pse shumë prej vajzave apo grave nga fshatra të ndryshme të Shkodrës janë divorcuar pas këtyre martesave të dështuara, ka ende prej atyre që me mendimin për të jetuar më mirë arrijnë të sakrifikojnë duke shkuar në Serbi. Para pak ditëve serbët u mblodhën në Gazimestan për të festuar festën e Shën Vidit e njohur ndryshe si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike. Po ashtu u inagurua edhe vendosja e shtatores të princ Lazar që për shqiptarët është një nxitje e pastër e urrejtjeve etnike nga ana e sërbëvë ndërsa vendosja e asaj shtatoreje shënon kthimin në rrënjët sërbe bashkë me celebrimin e Vidovdan. E pikërisht në këtë ditë feste për serbët në të cilën pati thirrje anti-shqiptare “Kosova është Serbi”, dy agjenci “Merli 2008” nga Shkodra dhe Stara Rashka nga Serbia kanë shfrytëzuar këtë celebrim aspak normal për të dërguar vajza shqiptarë për t’u parë me djem serb raportojnë vetë mediat serbe. Burime pranë këtyre agjencive bëjnë me dije se pjesa më e madhe e këtyre vajzave e grave që nuk e kanë gjetur fatin e jetës në vendin e tyre, kanë udhëtuar drejt Serbisë përmes këtyre dy agjencive. Ende nuk dihet se sa është numri por një pjesë e tyre janë pëlqyer dhe kanë vendosur që të qëndrojnë në Serbi për t’u martuar kryesisht në krahinën e Rashkës. Ka afro 10 vite që këto agjenci bashkë me sekserët e tyre veprojnë në këtë mënyrë, shkusi dhe martesa që bëhen përkundrejt pagesave. Një pjesë kanë rezultuar të suksesesshme por shumë të tjera kanë dështuar dhe vajzat e gratë janë rikthyer sërish në familjet e tyre në fshatrat e Shkodrës.