Një 17-vjeçare shqiptare e cila do të udhëtonte drejt Francës për një stazh, nuk është pranuar nga kompania ajrore EasyJet në Malpensa të Italisë.

Vajza nuk është lejuar që të fluturojë sëbashku me shokët e saj të shkollës, për shkak të dokumenteve. “Na vjen keq por dokumentet e udhëtimit janë të pavlefshme,” kështu i kanë thënë vajzës duke e detyruar të zbresë në tokë. 17-vjeçarja do të udhëtonte me avionin e kompanisë Easyjet në orën 11:45 të së premten nga Milano drejt Bordeaux në Francë. 31 studentëve të tjerë të Capirola, Shkolla e Shëndetit Social në Ghedi, iu lejua udhëtimi, ndërsa vajza shqiptare u la e vetme në aeroport. Babai i saj Luan Shaipi i cili e dërgoi vajzën deri në Francë me makinë, duke udhëtuar 1.100 km tha se nuk kishin patur asnjë problem në dogana. “Dokumentet janë në rregull, ne kemi leje që në vitin 2010. Vajza i ka dhënë stjuardesës edhe pasaportën që e kemi rinovuar në Maj. Me lejen e policisë ne kemi udhëtuar në shumë destinacione,”ka thënë ai.