Një ngjarje e rëndë është regjistruar në autobusin Kombinat-Kinostudio, ku është dhunuar rëndë shoferi i mjetit.

Shkak është bërë vjedhja e portofolit të një prej udhëtareve. Vajza ka pa pikasur se i ishte marrë kuleta ka njoftuar fatorinon dhe shoferin. Ky i fundit ka mbyllur dyert, por kjo gjë ka shkaktuar irritim të pasagjerët e tjerë, ku një prej tyre ka dhunuar shoferin.

Një prej pasagjerëve, identiteti i të cilit nuk dihet ende rreh me grushte shoferit, teksa disa të tjerë përpiqen që të shuajnë sherrin.

Vajza ka denoncuar në polici vjedhjen e kuletës, e ndërsa për ngjarjen e rëndë në autobus nuk ka asnjë të proceduar.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË NË PEJË, ARRESTOHET NJË I DYSHUAR
Artikulli tjetërTASK-FORCA RRUGORE NDËSHKON 160 SHOFERË