Zv.ministrja e Shëndetësië, Eugena Tomini e ftuar në një emisionin ka folur për shqetësimet e ngritura lidhur me vaksinën AstraZeneca.

Tomini thotë se nesër EMA do të mblidhet për vendim, ndërsa thekson se hezitimi s’mund të jetë pjesë e një procesi ndërkohë që pandemia po merr jetë.

Ajo thotë se edhe ekspertët e Komunitetit të Vaksinimit dhe Imunizimit do të dalin me mesazhe shumë të thjeshta për vaksinën që popullata t’i perceptojë më lehtë.

”S’keni pse të jeni pjesë e një procesi të tillë. Është proces i mirëfilltë, ku individi që shkon për aplikim, plotëson formularin për dakordësi. Ndërkohë merret një anamezë e gjendjes ekzistuese. Deklarohet dhe mbi efekte.
Nuk jam pjesë e Komitetit të Imunizimit. Është në objektivat e tij, që në ditët në vijim duke marrë dhe aprovimin e EMA-s, dhe për shkak të objektivave, sepse janë ekspertët më të mirë të imunizimit, do të paraqesin në mesazhe shumë të thjeshta për t’i perceptuar popullata, hezitimi s’mund të jetë pjesë e një procesi kur pandemia po na merr jetë.
Mundsi e jashtëzakonshme që u hap një lloj rruge për tratativa të tjera për vaksina të tjera, që aktualisht edhe pse nuk janë të certifikuara nga EMA. Sputnik V ka dorëzuar dosjen në EMA. Është një proces në përvijim, dhe është mundësi për të marrë sasi më të mëdha.
Do jetë një mundësi e mirë që edhe pse, e ritheksoj të pacertifikuara, janë të autorizuara nga autoritetet e vendeve të tyre.
Mundësi për të pasur një imunizim më të shpejtë të popullatës. Izraeli i ka dhënë disa sinjale, edhe përkundrejt gjendjes së vaksinave që kanë. I vetmi vend në botë me mbulesë të jashtëzakonshme të vaksinimit. E vlerësoj edhe faktin e Serbisë, Izraelit dha shembullin e parë të hershëm.
Qeveria po bën tratativa në të gjitha drejtimet, për të krijuar një stok. E shpresojmë që në verë të jemi më të buzëqeshur.”- tha Tomini.