Kompania farmaceutike “Johnson & Johnson” i ka kërkuar rregullatorëve amerikanë ditën e djeshme të autorizojnë vaksinën e parë anti-COVID në botë me një dozë të vetme.

Nëse aplikimi i Johnson & Johnson aporovohet, atëhere ajo do të bëhet vaksina e tretë për përdorim emergjent në SHBA, pas Pfizer dhe Moderna.

“Dorëzimi për autorizim i vaksinës sonë për përdorim emergjent është një hap i rëndësishëm drejt zvogëlimit të barrës së koronavirusit për njerëzit në mbarë botën dhe dhënies fund të pandemisë”, tha zyrtari kryesor shkencor i J&J, Paul Stoffles në një deklaratë.

Stoffles shtoi gjithashtu se nëse vaksina me një dozë do të aprovohet, kompania është e gatshme të nis shpërndarjen menjëherë.

“Me paraqitjen tonë në FDA, ne po punojmë me shumë urgjencë për të bërë vaksinën tonë të disponueshme për njerëzit sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë botën”, tha ai.

FDA ka planifikuar se takimi, së bashku me këshilltarët e saj të pavarur për diskutimin publikisht të kësaj vaksine anti-COVID me një dozë, do të mbahet me 26 shkurt.

Ekspertët e sëmundjeve infektive kanë thënë se vaksina J&J, pas provave ka rezultuar 66 % efektive nga virusit, si pasojë ajo nuk mund të krahasohet me Pfizer dhe Moderna, pasi ato kanë efektivitet 95% dhe 94% kundër COVID-19.

SHBA është vendi i parë në botë i cili kryeson “listën e zezë”, për sa i përket pandemisë së COVID-19.

Aktualisht numri i infektimeve ka shkuar 27,273,890, ndërkohë që ai i infektimeve është 466,988 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.