Deri në fillim të shatorit pritet që vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë nga Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit. Ky lajm është dhënë nga perstigjozja ‘The New York Times’.

Vaksina Pfizer, nga e cila aplikohen dy doza, u krijua në bashkëpunim gjermane BioNTech, aktualisht është e miratuar për përdorimit emergjent që në nëntorin e vitit të kaluar.

Ajo është një nga tre vaksinat e COVID-19 të autorizuara në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinën me dy doza nga Moderna dhe versionin me një dozë të prodhuar nga Johnson & Johnson.

Sipas ‘The New York Times’, Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit po përshpejton afatin e saj të zakonshëm për të dhënë miratimin e plotë për vaksinën, pasi Shtetet e Bashkuara po goditen nga një valë e re e infeksioneve dhe shtrimeve në spital të shkaktuara kryesisht nga varianti Delta.

Rritja e infeksioneve të reja vihet re kryesisht tek njerëzit që nuk janë vaksinuar. NY Times citon një sondazh të bërë nga Fondacioni “Kaiser Family”, një grup kërkimor i kujdesit shëndetësor, sipas të cilit 3 nga 10 persona të pavaksinuar në Shtetet e Bashkuara thonë se do ta merrnin vaksinën nëse ajo do të ishte miratuar plotësisht.

Shtimi i rasteve me COVID-19 ka nxitur një numër në rritje të subjekteve publike dhe private që të kërkojnë vaksinime të detyrueshme për të gjithë punonjësit e tyre, përfshirë një urdhër të lëshuar javën e kaluar nga Presidenti amerikan Joe Biden për të gjithë punonjësit e qeverisë federale.

Kompania Pfizer aplikoi për të marrë autorizim të plotë të vaksinës kundër COVID-19 më 7 maj, ndërsa Moderna më 1 qershor. Kompania Johnson & Johnson tha se planifikon të aplikojë për të marrë miratim të plotë brenda këtij këtë vit.