Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 52.333 raste, ndërkohë që 1.355 persona kanë ndërruar jetë.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600. Instituti apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Një ditë më parë u bë e ditur se Kosova ka siguruar Kosova 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer. Ministri Armend Zemaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Telegrafi ka mësuar se vaksinat e para pritet të arrijnë në fund të janarit dhe pjesa tjetër në fillim të shkurtit. Është bërë e ditur se krahas kësaj, Kosova do të marr nga COVAX edhe 360 000 vaksina, e që do të jenë falas. Edhe Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinës antiCOVID-19.