Partia Demokratike i është përgjigjur Ramës pas komenteve të këtij të fundit nga Rinasi për stuhinë e dëborës që përfshiu ditën e djeshme Shqipërinë. Po ashtu Rama sërish për vaksinën kritikoi BE-në, teksa PD ka një reagim për të.

Sipas PD, Ramën nuk e ndihmojnë përpjekjet për t’ia hedhur fajin të tjerëve.

PD e paralajmëron Ramën se më 25 prill do të shkojë në shtëpi dhe opozita në qeveri do e çojë Shqipërinë në rrugën e duhur,

NJOFTIMI NGA PD

Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë. Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim. Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur.