Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka nënvizuar se gjatë këtij viti janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash kundër kancerit qafës së mitrës te vajzat e moshës 13 deri në 20 vjeçe. Koçiu thekson se vaksina është falas dhe ofrohet në të gjitha qendrat shëndetësore.

“Mosha 13 vjeç është mosha kur të gjitha vajzat duhet t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, një vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës dhe ofrohet falas në qendrat shëndetësore.

Ndaj sot, së bashku me doktoreshë Besën ishim në Qendrën Shëndetësore nr. 9 ku Niki bëri vaksinën kundër HPV, si një hap i rëndësishëm për shëndetin. Gjatë këtij viti, janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash për vajzat 13-20 vjeçe, ndërsa mbulesa vaksinale për vajzat 13-vjeçare ka arritur një nivel të lartë prej 75.6%. Vaksina është falas dhe jetike për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme”, shprehet Koçiu.

Artikulli paraprakPROTESTA KOMBËTARE E 26 NËNTORIT NË TIRANË/ BALLIU: RRUGËT E KORRUPSIONIT DO BLLOKOHEN MASIVISHT
Artikulli tjetërMIJËRA MIGRANTË ME AZIL U REFUZUAN NGA GJERMANIA, MORËN PARA T’U LARGUAR NGA SHTETI GJERMAN