Këtë të dielë do të nis vaksinimi i personaliteteve mbi moshën 80 vjeç siç deklaroi kryeministri Rama. Ky vendim ka ngjallur shumë reagime.

Ndërkohë shumë nga qytetarët e Shkodrës nuk janë aspak dakort me këtë vendim duke thënë se pavarësisht kontributeve jeta e gjithsecilit ka të njëjtën vlerë duke kërkuar që të mos ketë diferencime.

Në Shqipëri si shkak i një numri jo edhe aq të lartë të vaksinave ndryshe nga vendet e Bashkimit Europian, të parët që është vendosur të vaksinohen janë bluzat e bardha dhe të moshuarit ndërsa ende nuk dihet se kur do të nisë vaksinimi ndaj COVID-19 për pjesën e gjërë të popullatës.