Vaksinimi kundër gripit sezonal i nisur që në muajin shtator të vitit të shkuar deri tani është realizuar në masën 75 %. Kryevaksinatori I Njësië Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër tregon se deri tani janë realizuar 10600 doza.

Sipas kryevaksinatori Xhabija vaksina kundër gripit kërkon dy javë kohë për të bërë bërë efektin. Megjithëse kjo periudhë në Shkodër ka shënuar edhe pikun e virozave sërish situata nuk mund të quhet alarmante pasi nuk kemi të bëjmë me një epidemi.

Vaksina është një masë efektive për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe për të parandaluar komplikimet e mundshme, duke mbrojtur shëndetin e individëve.

Artikulli paraprakPROBLEME ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE TOROVICE
Artikulli tjetërSHKODRA, “YLL I RI NË NGJITJE” NË TURIZËM