Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur edhe në Lezhë. Që prej 22 shtatorit, vaksina është vënë në dispozicion në të gjitha qendrat shëndetësore të qytetit dhe të fshatrave. Interesi i qytetarëve, kryesisht i moshës së tretë, për t’u vaksinuar paraqitet i lartë. Vaksina është një masë efektive për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe për të parandaluar komplikimet e mundshme, duke mbrojtur shëndetin e individëve dhe të komunitetit thote drejtori i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Lezhe Elson Frroku.
Edhe qytetarët shprehen se vaksinimi është një nga masat më të mira për ta përballuar sa më lehtë gripin sezonal.
Deri tani, në Lezhë kanë mbërritur rreth 6 mijë doza vaksinash, të cilat konsiderohen një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të komunitetit.

Artikulli paraprakFESTË PËR TË MOSHUARIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërHAPEN KURSET NË QKF “KUJTIM ALIJA”