Irlanda nuk e përcakton më Shqipërinë si pjesë e vendeve me rrezik të lartë për infektimin nga COVID-19, ndërsa këtë vendim disa ditë më parë e mori edhe Zvicra.

Lajmi është dhënë nga ministri i Shëndetësisë së Irlandës, Stephen Donnelly i cili tha se shtetasit që vijnë nga Shqipëria nuk e kanë me të detyrueshme karantinën në hotele.

Më parë shtetasit që vinin nga Shqipëria kishin si detyrim karantinë për 14 ditë dhe testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, ndërsa tani karantina nuk do të jetë më detyrim.

Ministri Donnelly tha se për shkak të situatës epidemiologjike “të përmirësuar ndjeshëm” në Shqipëri ka bërë që të nxirret nga lista e vendeve me rrezik.

Nisja e vaksinimit masiv në vendin tonë dhe ulja e rasteve ditore të infektimeve ka bërë që Shqipëria të mos konsiderohem më si vend me risk të lartë infektimi për Irlandën.