Nga dita e sotme ka filluar faza e dytë e vaksinimit masiv. Edhe në Shkodër, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka njoftuar gatishmërinë për të gjithë të rinjtë të cilët shprehin dëshirën për t’u vaksinuar. Drejtorja Xheni Halili ngre alarmin për të rinjtë, të cilët janë grupmosha më pak e vaksinuar ndërsa I fton që gjatë kësaj jave të sensibilizohen mbi rrezikun që paraqet mosvaksinimi.

Drejtorja Halili liston edhe disa nga arsyet se pse të rinjtë në Shkodër nuk preferojnë të vaksinohen.

Të paktën 50 mijë doza vaksinë janë shpërndarë prej 5 muajsh në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës dhe numri I të rinjve të vaksinuar është I papërfillshëm.

Vaksinimi masiv do të shtrihet në harkun kohor të një jave në qendrat shëndetësore pranë vendbanimeve të qytetarëve dhe po ashtu në ambjentet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.