
Vaksinimi në masë i popullsisë ka mbajtur nën kontroll situatën gripale në Shkodër. Kështu është shprehur Dhurata Hysa, shefe e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër e cila tha se personat e vaksinuar e kanë kaluar me simptoma klinike më të lehtë gripin.
Hysa tregon se vaksina e gripit ka rezultuar mjaft efektive tek të gjithë personat e vaksinuar.
Prej muajit tetor të vitit të kaluar, vaksinimi kundër gripit është kryer pothuajse në masën 100%, në qendrat shëndetësore të qytetit të Shkodrës, po ashtu edhe në njësitë administrative.