Artisti i madh, Reshat Arbana, dhe bashkëshortja e tij, Drita, janë aksinuar ditën e sotme kundër koronavirusit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, publikon foto teksa çifti vaksinohen në stadiumin Air Albana, ndërsa thekson se ka qenë vetë aktori i madh që e ka pyetur nëse duhet ta bënte vaksinën apo jo.

Por, pas vlerave të vaksinimit të renditura nga Brataj, çifti Arbana kanë vendosur të marrin sot injeksionin kundër virusit të rrezikshëm.

VLERA E VAKSINIMIT! Sot pata kënaqësinë të jepja mendimin tim profesional për avantazhet e bërjes së vaksinës zotit Reshat dhe Drita Arbana, pastaj ti shoqëroja legjendën e artit shqipëtar dhe Dritën, në stadiumin arena kombëtare. A ka kënaqësi më të madhe që vlera e një kombi si Reshat Arbana të të kërkoj mendim nëse duhet ta bëj apo jo vaksinën? A ka mesazh më të mirë që ky vigan i artit shqipëtar i përcjell qytetarëve shqipëtar që të bëjnë vaksinën për të shpëtuar nga kjo pandemi sa më pare? A ka vlerë më të madhe për të qartësuar se çfarë duhet të bëjmë në këtë moment të pandemisë?
Faleminderit zoti Reshat Arbana, faleminderit zonja Drita Arbana që më lejuat sot të bëhem pjesë e këtij mesazhi sensibilizues!
Ne u vaksinuam, bëje dhe ti!