Valdano Nimani është një nga trajnerët më seriozë dhe më të mirë në zonën e Shkodrës. Një gjë të tillë e vërtetojnë edhe shifrat dhe puna e tij që ai ka bërë deri më tani me Akademi të ndryshme. Nimani, si trajner i Shkodra U-19, e mbylli fazën e parë në vend të tretë pas një paraqitje shumë të mirë në 14-ndeshjet e deritanishme, ku janë siguruar 7-fitore, 5-barazime dhe vetëm dy humbje. Vetë Nimani duket shumë i kënaqur me këtë ecuri.

Aktualisht, Shkodra U-19 ka vetëm katër pikë më pak se vendi i parë, por Nimani thotë se objektiv është vetëm ndeshja e rradhës.

Një nga elementët kryesorë të Shkodra U-19 gjatë këtij sezoni, ka qenë edhe stabiliteti që ka pasur ky ekip, teksa skuadra e trajnerit Nimani ka pësuar vetëm 17-gola dhe ka shënuar 31 të tillë deri më tani, duke treguar qartazi se rezultatet dhe ecuria e mirë tek Shkodra U-19 nuk kanë munguar.

Artikulli paraprakVELIPOJË, BREGU RËNOR I PAPASTRUAR
Artikulli tjetërPO NDËRTONIN PA LEJE NË VELIPOJË, PROCEDOHEN DY SHTETAS