
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat me rezultatet e votimit të 30 qershorit në bashkinë e Shkodrës dhe në bashkinë e Tiranës.Në mbledhjen e saj KQZ ka certifikuar në detyrë si kryetar bashkie të Shkodrës Valdrin Pjetrin. Edhe për këtë kandidat kryetari i KQZ, Klement Zguri ishte i vetmi që votoi kundër.
Për sa u përket Keshillave Bashkiak në këto dy bashki KQZ ka votuar me 4 vota pro dhe një kundër gjë e cila nuk i konfirmon dot listat e fituesve në zgjedhjet e 30 qershorit. Në këtë situatë, në mungesë të shumicës absolute prej 5 votave për shpërndarjen e mandateve në bashki nga ana e KQZ, vendimi i mbetet Kolegjit Zgjedhor i cili pritet të zhvillojë mbledhjen javën e ardhshme për të dhënë vendimet e para.
Në lidhje me këtë ka bërë një reagim edhe anëtari i KQZ, Bledar Skënderi duke thënë se duhen 5 vota për të realizuar vendimarrje e miratimit të këshillave bashkiak. Kushdo nga subjektet zgjedhore mund të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor për marrjen e vendimit, nga java tjetër Kolegji Zgjedhor do japë vendimet e para për shpërndarjen e mandateve.
Po ashtu në mbledhjen e pasdites të së Enjtes KQZ ka certifikuar në detyrë Erion Veliaj si kryetar bashkie të Tiranës me 4 vota pro dhe një kundër






