LARGOHET CONTE, JA KANDIDATËT PËR PASARDHËS .

 

Louis van Gaal ka mbërritur në Manchester United. Strategu holandez gjatë ditës do të ketë takime me drejtuesit e klubit, derisa të enjten do të prezantohet para medieve s’i trajner i ekipit nga Old Trafford. Louis van Gaal ka shkelur Anglinë. Strategu holandez sot në mëngjes, ka mbërritur në Manchester United me një aeroplan privat. Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, ish trajneri i Bayern Municut gjatë ditës së sotme do të ketë takime me drejtuesit e klubit. Kurse, të enjten do të prezantohet para medieve s’i trajner i ekipit nga Old Trafford. Luis Van Gaal është emëruar trajner i Manchester Unitedit pas shkarkimit të Davide Moyesit. Por, holandezi tani do ta nisë misionin te klubi i ri, pasi ishte i angazhuar me Holandën në Kampionatin botëror.

Pas dorëheqjes së Antonio Contes, Juventusi ka nisur kërkimet për trajnerin e ri. Sipas medieve kandidat për ta drejtuar ‘Zonjën e Vjetër’ janë Zinedine Zidane, Massimiliano Allegri, Roberto Mancini dhe Luciano Spalletti. Juventusi ka nisur misionin për ta gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Antonio Contes nga drejtimi i skuadrës. Sipas mediumit francez, RMC Sport, Zinedine Zidane është një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë trajneri i ri i Juventusit. Legjenda franceze, së fundi është emëruar trajner i Real Madrid Castilla. Por, sipas medieve italiane Juventusi ka edhe tre opsione tjera: Massimiliano Allegrin dhe Roberto Mancinin dhe Luciano Spallettin. Që të tre trajnerët italian janë të pa punë pasi kanë ndërprerë bashkëpunimin me Milanin, Galatasarayn, përkatësisht Zenitin .

Artikulli paraprakBASHKIA NË PRITJE TË “GEA SPORT”
Artikulli tjetërDY NË PRANGA PËR DHUNË NË FAMILJE, ARRESTIME EDHE PËR VJEDHJE