Tabelat me emërtimet e rrugëve të cilat nuk kanë as dy vite që janë vendosur në rrugët e qytetit ,vazhdojnë të jenë të dëmtuara,duke mos u marrë asnjë masë për zëvendësimin e tyre.Një nga rrugët që ka pesuar me shume dëmtimtime kohet e fundit eshte zona e njohur si “Truma e Dugajve te Reja”

pasi tabelat ekzistuese ose ndricimi i vendosur nga Bashkia kane pesuar perkulje ose ne nje vend tjeter jane hequr fare nga shtylla. Sulmeve vandale nuk u ka shpetuar as pedonalja “Kole Idromeno” pasi prej ditesh tabela kryesore e cila informon qytetaret apo turistet e shumte ka pesuar perkulje te ndjeshme. S Prej kohësh keto tabela gjenden të dëmtuara, duke bërë që vizitorët që mund të ndodhen në qytetin e Shkodres të mos gjejnë një pikë orientimi. Nisma e ndermarre nga Bashkia Shkoder per pajisjen e te gjitha rrugeve me emertimet perkatese ishte një mundësi e mirë për vizitorët e huaj, të cilët dëshironin të njiheshin me vlerat kulturore dhe artistike të qytetit.Megjithëse ky fenomen është pasqyruar disa here,ende nuk ka një ndergjegjesim gjithperfshires te qytetareve ne Shkoder.