Ura e Vjetër e Bunës u inaguruar në 12 qershor të vitit të kaluar. Edhe pse tashmë kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga rikonstruksioni, siç duket problemet nuk kanë të mbaruar. Rrjeti elektrik që ka ndiçuar këtë urë gjatë natës prej muajsh ka dal tashmë jashtë funksionit, ndërsa kabujt elektrik qëndrojnë varur si një dekor totalisht i panevojshëm, pasi funksioni ka humbur. Përtej ndriçimit, vandalizmi nuk munguar edhe në hyrje, ku një pjesë e pengesave të hekurit janë shkulur totalisht.

Duke mos mjaftuar, mbeturinat dhe inertet i gjejmë kudo, sidomos në pjesën hyrëse të lagjes “Liria”. Qytetarët kërkojnë një kujdes më të veçantë nga ana e bashkisë, por edhe vetë komunitetit, i cili nuk e ruan siç duhet këtë objekt. Problematike vazhdojnë të mbeten sërish edhe dëmtimet në pedonalen e Molos, siodmos të stolave, të cilët edhe pas riparimeve të njëpasnjëshme, vazhdojnë të jenë në gjendje të mjeruar.

Artikulli paraprakEMËRIMET, RAMA “SHUPLAKË” DEPUTETËVE
Artikulli tjetërGJOKA: EMRAT NË MERKATON, DO TREGOHEMI DISKRET